Jump to content

marsh

Nga Wiktionary

MARSH I m. muz.

  • Pjesë muzikore me ritëm të theksuar, që luhet nga një bandë zakonisht për të shoqëruar ecjen me hap të rregullt të një grupi njerëzish (ushtarakësh, pjesëmarrësish në parakalim etj.). Marsh ushtarak. Marsh i përmortshëm. Marshi i fizkulturistëve. Nën tingujt e marshit.


MARSH II m. tek.

  • Shkallë shpejtësie në disa motorë, që vihet a ndërrohet me anë të një mekanizmi të posaçëm; mekanizmi i ndërrimit të shpejtësisë; shpejtësia e një automjeti në një shkallë të tillë. Marshi i parë (i dytë, i katërt). Marshi i shpejtësisë. I ndërroi marshin automobilit (makinës, traktorit).


MARSH pasth.

  • 1. usht. Përdoret si komandë zbatuese për fillimin e ecjes së ushtarëve ose të trupave. Para marsh!
  • 2. bised. Përdoret si urdhër i prerë e i rreptë për dikë që të niset a të largohet menjëherë. Hajt, nisu, marsh!