Jump to content

marrës

Nga Wiktionary

MARRËS m.

  • 1. Ai që merr diçka për vete ose për të tjerët; ai të cilit i drejtohet diçka e dërguar me postë a me një mënyrë tjetër; kund. dhënës, dorëzues; dërgues. Marrësi i të hollave (i mallit, i letrave, i telegramit). Nënshkrimi i marrësit. Në prani të marrësit dhe të dorëzuesit. Iu dorëzua marrësit. Marrësi nuk u gjend.
  • 2. tek. Aparat ose mjet tjetër teknik që merr një formë të caktuar energjie dhe e shndërron në një formë tjetër; radiomarrëse. Marrësi i valëve. Marrësi i energjisë elektrike. Marrësi i rrymës. Marrësi i nxehtësisë.
  • 3. muz. Ai që ia merr i pari një kënge, zëri i parë në këngët popullore me shumë zëra; ai që ia merr i pari valles. Marrësi e mbajtësi. Marrësi i këngës. Marrësi i valles.
  • 4. mjek. Ai të cilit i shtien gjakun që ka dhënë një tjetër; kund. dhurues.
  • 5. etnogr. Babai i dhëndrit, krushku (kundrejt njerëzve të nuses).


MARRËS mb.

  • 1. Që merr; pritës; kund. dërgues. Zyra marrëse.
  • 2. tek. Që shërben për të kapur a për të marrë një formë të caktuar energjie; kund. dhënës. Stacion marrës. Aparat marrës. Antenë marrëse.