marksist
Appearance
MARKSIST m.
- Ai që është i mbrujtur me parimet e marksizmit dhe që vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, ithtar i marksizmit. Marksist i madh (i shquar). Me syrin e marksistit.
MARKSIST mb.
- 1. Që i përket marksizmit, që përmban e shpreh idetë e marksizmit, që është veçori e marksizmit; që ka të bëjë me marksizmin, me mbrojtjen dhe me zbatimin e tij; që përbëhet nga ithtarë të marksizmit. Doktrina (filozofia) marksiste. Teoria (shkenca) marksiste. Gjuhësia (estetika) marksiste. Analizë marksiste. Qëndrim marksist. Grupe marksiste.
- 2. Që është i mbrujtur me parimet e marksizmit dhe që vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, që është ithtar i marksizmit. Luftëtar (revolucionar) marksist. Filozof (dijetar) marksist. Udhëheqje marksiste.