marifet
Appearance
MARIFET m. bised.
- 1. Mënyrë e hollë për t'ia dalë mbanë një pune me shkathtësi; shkathtësi a aftësi e veçantë për të zgjidhur diçka. Do marifet ajo punë. Nuk do ndonjë marifet të madh. I duhet gjetur marifeti.
- 2. Dredhi, dinakëri; hile; djallëzi. Ia punoi me marifet. Di shumë marifete. Përdori gjithfarë marifetesh. Ia kuptuan marifetin. Lëri marifetet!