Jump to content

manipulim

Nga Wiktionary

MANIPULIM m. libr.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve MANIPULOJ, MANIPULOHEM. Manipulimi i duhanit. Manipulimi i plehrave organike.
  • 2. fig. keq. Mënyrë e stërholluar e dredharake për të mashtruar dikë, duke e përpunuar vazhdimisht që të sillet e të veprojë në një mënyrë të caktuar. Përdor gjithfarë manipulimesh.