manifest
Appearance
MANIFEST m.
- 1. Deklaratë me shkrim, me karakter programor, me anën e së cilës një parti a një organizatë tjetër politike, një rrymë letrare a artistike, një shkollë filozofike, një grup dijetarësh etj. shpall parimet e qëllimet e veta themelore. Manifest letrar. Manifesti i Partisë Komuniste vepër programore e Marksit dhe e Engelsit, ku u shtjellua për herë të parë teoria e komunizmit shkencor dhe u shpallën qëllimet e luftës së proletariatit e të Partisë Komuniste. Botoi një manifest.
- 2. vjet. Deklaratë me shkrim që kryetari i shtetit, qeveria ose një organ i lartë shtetëror i bën popullit me rastin e një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme.