mani

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MANI f.

  • 1. mjek. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë e përndjekjes (e vetëvrasjes).
  • 2. Zakon i çuditshëm i një njeriu, që përsëritet shpesh dhe e bën atë nganjëherë qesharak; dëshirë e tepruar dhe e vazhdueshme për të bërë diçka, zakonisht të padobishme, ves, huq. Mania për të kundërshtuar (për të dhënë urdhra, për të ngacmuar të tjerët, për t'u dukur). Mania për të mbledhur gjëra të vjetra (për të bërë koleksione). E ka mani.