Jump to content

mangët

Nga Wiktionary

MANGËT mb.

  • 1. Që ka më pak se sa duhet, që nuk është i plotë, që ka mungesa (në sasi, në peshë, në vëllim etj.). Sasi (shumë) e mangët. Peshë e mangët. Ushqime të mangëta.
  • 2. Që nuk është i kënaqshëm, që nuk është ashtu si duhet e sa duhet, i pamjaftueshëm; që ka të meta. Shpjegim (përkufizim) i mangët. Ndihmë e mangët. Përgjigje e mangët. Njihet në mënyrë të mangët.
  • 3. bised. Që është me të meta fizike ose mendore. Njeri i mangët. I mangët nga trutë.


MANGËT ndajf.

  • 1. Më pak sesa duhet, me mungesë (në sasi, në peshë, në vëllim etj.); në mënyrë jo të plotë, jo tamam. E la mangët punën nuk e mbaroi krejt. Peshonte mangët. Ia dha mangët mallin. Dolën mangët njëqind lekë dolën njëqind lekë më pak nga ç'duhej të ishin.
  • 2. Në mënyrë jo të kënaqshme, në mënyrë të pamjaftueshme, jo ashtu si duhet e sa duhet; me të meta. E shpjegoi (u përgjigj) mangët.
  • Jam mangët për diçka kam nevojë për diçka; më mungon diçka. Ka një dërrasë (ca dërrasa, një hatull) mangët mospërf. shin te DËRRAS/Ë,~A. Ka një vidhë (burgji) mangët mospërf. shih te VIDH/Ë, ~A. S'i lë gjë mangët (metë) dikujt a diçkaje nuk qëndron aspak më poshtë se dikush a diçka tjetër, s'i mungon asgjë në krahasim me të; i ngjan shumë. Nuk ta lë mangët (metë) për nesër shih te LË.