malësor
Appearance
MALËSOR m.
- Banor i malësisë ose ai që e ka prejardhjen nga malësia. Malësorët shqiptarë. Malësorët trima. Malësorë e fusharakë. Djalë malësori. Besë (fjalë) malësori. Kryengritjet e malësorëve kundër pushtuesve.
MALËSOR mb.
- Që banon në malësi ose që e ka prejardhjen nga malësia; që ka të bëjë me malësinë ose me malësorët, i malësisë ose i malësorëve; që është karakteristik për malësorët; që është krijuar nga malësorët. Nënë malësore. Popull malësor. Veshje malësore. Zakon malësor. Mikpritje malësore.