makinë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]makinë f.
- 1. Mjet i përbërë nga një tërësi pjesësh a veglash, që vihet në lëvizje me rrymë elektrike ose me lëndë djegëse dhe që shërben për të kryer një punë të caktuar, për të nxjerrë një prodhim duke përpunuar lëndë të parë, për të shndërruar një lloj energjie në një lloj tjetër etj.; mjet i përbërë prej disa pjesësh që vihet në veprim zakonisht me dorë për punë të ndryshme. Makinë bujqësore. Makinë mbjellëse (korrëse, shirëse, kositëse, grirëse). Makinë qepëse. Makinë larëse (tharëse, fshirëse). Makinë llogaritëse. Makinë elektrike (kibernetike). Makinë me avull (me motor). Makina e blojës. Makinat e tezgjahut (e ngjyrosjes). Makinë shkrimi. Makinë rroje. Makinë për grirjen e mishit. Prodhimi i makinave.
- 2. bised. Automobil, automjet. Makinë e re (e vjetër). Makinë ushtarake (civile). Makinë e hapur (e mbyllur). Makina e zjarrfikësve (e ndihmës së shpejtë, e policisë rrugore). Rrotat (gomat) e makinës. Timoni i makinës. Rrugë makinash. Ndez (fik) makinën. Hipi në makinë. Ngas makinën. Udhëtoj me makinë. E zë makina.
- 3. fig. Tërësi institucionesh a hallkash, institucion ose organizatë që punon si një mekanizëm, në mënyrë të rregullt e të bashkërenduar për të kryer një detyrë a për të zhvilluar një veprimtari të caktuar. Makina shtetërore. Makina e luftës. Makinë propagandistike.