Jump to content

maket

Nga Wiktionary

MAKET m.

  • 1. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj., i zvogëluar ose në madhësi natyrore. Maketi i monumentit të Skënderbeut (i bustit të Naim Frashërit). Maketi i ndërtesës (i urës). Maketi i një fshati (qyteti). Maketi i skenës.
  • 2. Libër i hartuar në dorë të parë, që qarkullon përkohësisht e i shtrohet diskutimit para se të marrë trajtën përfundimtare. Diskutimi i maketit.