makarona

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MAKARONA f. vet.

  • Prodhim ushqimor prej brumi të tharë në trajtë gypash të hollë, rripash të ngushtë, yjesh etj.; gjellë e thatë e përgatitur me këtë lloj prodhimi ushqimor. Makarona të gjata (të holla, elbje, rryla). Makarona me salcë (me gjalpë, me vaj). Makarona me mish. Supë me makarona. Fabrika e makaronave. Kulluese makaronash. Një pjatë makarona.