majtë

Nga Wiktionary

MAJTË mb.

  • 1. Që është në atë anë të trupit ku ndodhet zemra, që është përkundrejt anës së djathtë; kund. i djathtë. Dora (këmba) e majtë. Krahu (supi) i majtë. Syri (veshi) i majtë. Faqja (ija) e majtë. Ana e majtë. Mënga (këmbëza) e majtë. Xhepi i majtë. Këpuca e majtë.
  • 2. Që është në këtë anë a në këtë drejtim të një sendi, kur kthejmë fytyrën nga drejtimi i ballit të tij ose të një lumi, kur kthejmë fytyrën në drejtim të rrjedhës së tij; kund. i djathtë. Krahu i majtë i shtëpisë. Bregu i majtë i lumit. Në anën e majtë të rrugës. Faqja e majtë e librit. Ana e majtë e barrës. Shtylla e majtë e portës. sport. Sulmuesi (mbrojtësi) i majtë. sport.
  • 3. Që është radikal a përparimtar ose më radikal se të tjerët (për një parti a organizatë politike ose për një grup njerëzish brenda një partie); kund. i djathtë. Lëvizje (parti) e majtë. Grupi (krahu) i majtë.
  • 4. keq. Që hiqet si revolucionar sa për sy e faqe, që fsheh me fraza revolucionare thelbin e vet mikroborgjez e oportunist (për parti e grupe politike social demokrate në vendet borgjeze); majtist; kund. i djathtë. Oportunistët e majtë. Parulla të majta.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit (për një njeri, për një pjesë të trupit, për një parti a rrymë politike etj.); kund. i djathtë. E gjuajti (i ra, e priti) me të majtën. Shkruan me të majtën. Nuk sheh mirë me të majtin. Pikëpamjet e të majtëve. Sulmoi i majti. sport.