madhështi
Appearance
MADHËSHTI f.
- 1. Të qenët madhështor, vetia e diçkaje madhështore; ajo që e bën madhështore diçka. Madhështia e figurës së komisarit. Madhështia e epokës (e kohës) sonë. E festuam përvjetorin me madhështi.
- 2. Pamje madhështore. Parakalonin me madhështi.
- 3. keq. Të mbajturit më të madh, kryelartësi; mendjemadhësi. Ishte verbuar nga madhështia. I kishte hyrë madhështia dikujt i ishte rritur mendja.