maçok

Nga Wiktionary

MAÇOK m.

  • 1. Mashkulli i maces, dac. Macja dhe maçoku. Si mustaqet e maçokut. Hidhet si maçok. Maçoku plak kërkon minj kërthinj. fj.u.
  • 2. fig. Njeri i prapë, që nuk rri urtë e grindet; njeri dinak e i pabesë.
  • Maçok me brirë
  • a) shumë i prapë e i pabindur;
  • b) shumë i shëmtuar. I ka hyrë maçoku (macja, djalli, shejtani, dreqi) në bark shih te BARK,~U. Kapardiset (krekoset) si maçoku në thekër mbahet më të madh kot, krekoset si gjeli në pleh. E ka maçokun (macen, djallin, shejtanin, dreqin) në bark shih te BARK,~U.