mëtejshëm
Appearance
MËTEJSHËM mb.
- 1. Që vjen a që ndodh pas një kohe, që bëhet a që ndodh më pas. Pasojat e mëtejshme. Puna e mëtejshme. Kërkimet (gjurmimet) e mëtejshme.
- 2. Që ngrihet në një shkallë më të lartë, që bëhet më i thellë, më i madh, më i gjerë a më i përsosur, që ecën më përpara. Forcimi i mëtejshëm i pushtetit. Thellimi i mëtejshëm i revolucionit socialist. Industrializimi i mëtejshëm i vendit. Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës. Përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë.