mësues
Appearance
MËSUES m.
- 1. Ai që jep mësim në një shkollë tetëvjeçare a të mesme; arsimtar; mësimdhënës. Mësues i ri (i vjetër). Mësues i dalluar. Mësuesi kujdestar. Mësues i Popullit (i merituar). Mësuesi i gjuhës (i historisë, i kimisë, i vizatimit, i këngës, i edukatës fizike). Mësuesi i punës me dru (i punës me metal). Ditari i mësuesit. Dhoma e mësuesve. Shtëpia e mësuesit. Dita e Mësuesit. E emëruan mësues.
- 2. Ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore, ndikon tek të tjerët dhe merret si shembull për t'u ndjekur; udhëheqës, edukator; udhërrëfyes. Mësues gjenial. Mësues i proletariatit. Mësuesi i madh e i pagabueshëm popull.