mërguar
Appearance
MËRGUAR m.
- Ai që ka qenë i detyruar të lërë atdheun e vet dhe të shkojë e të jetojë në mërgim, ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj. dhe është vendosur përkohësisht a përgjithmonë në një vend të huaj; mërgimtar, emigrant. I mërguar politik. Vuajtjet e të mërguarve. Jetoi midis të mërguarve.
MËRGUAR mb.
- Që është dëbuar jashtë atdheut të vet, që është detyruar të shkojë e të jetojë në mërgim; që ka marrë rrugën e mërgimit, që është mërguar. Njeri i mërguar.
MËRGUAR ndajf.
- Në mërgim, larg atdheut.