Jump to content

mërgoj

Nga Wiktionary

MËRGOJ kal.

  • 1. E dëboj dikë jashtë atdheut të vet, e detyroj të shkojë e të jetojë në mërgim; e dënoj me mërgim. E mërguan me forcë. E mërguan jashtë kufirit.
  • 2. jokal. Mërgohem. Mërgoi në dhe të huaj.
  • 3. fig. Largoj, heq diçka që më shqetëson, përzë. Mërgoj mendimet e këqija.
  • 4. jokal. vet. veta III. Shtegton (për shpendët). Mërguan zogjtë.