mëngë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

MËNGË f.

  • 1. Pjesa e një veshjeje që mbulon krahun. Me mëngë të gjata (të shkurtra). Mënga e këmishës (e xhaketës, e palltos). Fustan pa mëngë. Përvesh mëngët. I varen mëngët. E kapi për mënge.
  • 2. kryes. krahin. Këmishë. Mëngë e bardhë. Mëngë burrash. Mëngë me qafore.
  • 3. Ngarkesë e vogël drush a sendesh të ndryshme sa mund të merret me një krah, krah. Një mëngë dru.
  • 4. Pjesë, rrip a degëzim që ndahet nga një e tërë, që del jashtë ose hyn diku; skaj. Mëngë lumi (përroi). Mëngë deti. gjeogr. gji deti. Mëngë toke. Mëngë mali. Mënga e fshatit. Në çdo mëngë të vendit.
  • Mëngë në mes të kurrizit diçka e tepërt dhe e panevojshme, barrë e tepërt; diçka që nuk është në vendin e vet. Të kap për mëngë të zë e të kujton shpesh për një hua a për diçka tjetër që i ke marrë. Përvesh mëngët (llërat, krahët) shih te PËRVESH. I doli kapuç me mëngë shih te KAPUÇ,~I.