Jump to content

mëkoj

Nga Wiktionary

MËKOJ kal.

  • 1. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë (një foshnjë, një të sëmurë etj.), koj. Mëkoj fëmijën (të sëmurin). Mëkoj zogun. Mëkoj me lugë. Mëkoj me bukë (me qumësht).
  • 2. I jap sisë foshnjës, ushqej me gji; koj. Mëkon foshnjën.
  • 3. fig. E ushqej dikë vazhdimisht me ide, pikëpamje etj. që e ndihmojnë të edukohet, të brumoset a të zhvillohet. E mëkon me dashurinë për Atdheun (me ide përparimtare, me ideologjinë e klasës punëtore).