mëkëmb
Appearance
MËKËMB kal.
- 1. Bëj që një fëmijë a një i sëmurë të ngrihet në këmbë e të ecë vetë. E mëkëmbi fëmijën. E mëkëmbi të sëmurin.
- 2. fig. E sjell në gjendje të mirë diçka të dëmtuar më parë a diçka që ishte në gjendje të keqe, e bëj siç ka qenë më parë a edhe më mirë; përmirësoj gjendjen ekonomike; ngre, rimëkëmb. E mëkëmbi shtëpinë. E mëkëmbëm industrinë (bujqësinë, kooperativën, vendin). I mëkëmbën rrugët e prishura.