Jump to content

lyhem

Nga Wiktionary

LYHEM vetv.

  • 1. Bëhem me vaj ose me ndonjë lëndë tjetër; lyej trupin a një pjesë të tij me bojë a me një lëndë tjetër të lëngshme; ngjyrohen. Lyhem me vaj. U lye me të kuq. Lyhet e ngjyhet zbukurohet së tepërmi me pudër e me të kuq, pispilloset.
  • 2. Zhytem e njomem në një lëng; fëlliqem, përlyhem. U lye në gjak. Iu lyen duart (rrobat). Kujdes, mos lyhesh!
  • 3. fig. keq. Marr pjesë në një punë të keqe; i vë njollë vetes, përlyhem nga ana morale; fëlliqem. Është lyer keq. U lye edhe ai në atë punë.
  • 4. krahin. I ngjitem pas dikujt, nuk i ndahem, i qepem pas. Langoi iu lye lepurit. Iu lye deri në shtëpi.
  • 5. Pës. e LYEJ.
  • Lahet e lyhet shih te LAHEM. Nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me baltë fj. u. shih te DIELL,~I.