lyej
Appearance
LYEJ kal.
- 1. E bëj diçka në sipërfaqe me vaj, me dhjamë etj.; i vë përsipër një shtresë boje ose një lëndë tjetër të lëngshme a të butë për t'i dhënë ngjyrë, për ta mbrojtur etj.; suvatoj, i jap ngjyrë diçkaje, ngjyroj; i vë bukës mbi të një shtresë gjalpi a diçka tjetër për ta ngrënë. Leu faqet (fytyrën, trupin, plagën). Lyej murin (shtëpinë). Lyej këpucët. Lyej dyert (dritaret, parmakët). Leu tepsitë me vaj. Lyej rrotat e qerres. Lyej me bojë (me vaj, me dhjamë, me rrëshirë). E leu me baltë (me llaç, me gëlqere). E leu me krem. E leu me jod. Lyej me furçë (me pompë). Leu buzët me të kuq. E leu bukën me gjalpë (me reçel).
- 2. Zhyt e njom diçka në një lëng; fëlliq, përlyej. I leu rrobat me gjak i bëri gjithë gjak. I leu këpucët në baltë i përbalti. I ka lyer duart (buzët) me shegë (me arra). Manaferrat të lyejnë.
- 3. fig. keq. I vë njollë dikujt, e përlyej; e fëlliq. I leu keq (kokë e këmbë).
- 4. fig. keq. Fsheh thelbin e vërtetë të diçkaje duke e paraqitur të zbukuruar e me tjetër ngjyrë.
- Të lan e të lyen keq. shih te LAJ. Ia leu dorën (duart) dikujt keq. i dha diçka që të mos e pengonte në qëllimet e tij, të mos ia zbulonte të këqijat, t'i mbaronte një punë jashtë rregullave etj. I ka lyer duart në diçka ka marrë pjesë në një punë të keqe është përlyer, ka gisht. I ka lyer rrotën dikujt keq. i ka dhënë mitë që t'i mbarojë një punë, t'i plotëson një kërkesë jashtë rregullave etj. E lyen me sheqer diçka shih te SHEQER,~I. I ka lyer (i ka bërë) duart me gjak shih te GJAK,~U I.