Jump to content

lutem

Nga Wiktionary

LUTEM vetv.

  • 1. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) i drejtohem dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka, i shpreh dëshirën time dhe e grish që ta plotësojë etj.; i drejtohem dikujt që të më ndihmojë për diçka. Iu lut që ta mbante. Të lutem si shok (si mik). Të lutem të vish sa më shpejt. Iu lut shumë, po s'e dëgjoi. Nuk ka për t'iu lutur kurrë. Mos iu lut kot!
  • 2. E dëshiroj dhe e kërkoj me gjithë shpirt diçka, uroj që të ngjasë. Lutet me gjithë zemër që të vijë.
  • 3. Përdoret në mënyrë urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtra të përemrave vetorë të, ju në rasën kallëzore), kur i përgjigjemi dikujt me mirësjellje, kur pranojmë kërkesën e tij ose miratojmë atë që ka thënë më parë (në kuptimet «s'ka për se». «s'ka gjë», «po si jo» etj). Të falem nderit! — Të lutem! Më falni që ndodhi kështu — Ju lutem! A ta marr pak këtë? — Ju lutem!
  • 4. fet. I falem a i drejtoj lutje një hyjnie ose një shenjti; kryej lutjet gjatë një riti fetar (në vendet ku vepron feja). I luteshin zotit. S'i luten më perëndisë. Luteshin nëpër kisha.