Jump to content

lustër

Nga Wiktionary

LUSTËR f.

  • 1. Shkëlqim që i japim një sendi, duke e lyer e duke e fërkuar nga jashtë me diçka për ta mbrojtur, për ta pastruar ose për ta zbukuruar; shtresa e shkëlqyer që ka diçka nga jashtë. Lustra e mobilieve. Lustra e këpucëve (e çizmeve). Lustër boje. Lustër çimentoje. Letër me lustër. I dha lustër diçkaje i dha shkëlqim. I iku lustra. E humbet lustrën.
  • 2. shih LUSTRIM,~I. Reparti i lustrës.
  • 3. fig. keq. Zbukurim i jashtëm i diçkaje, që ka për qëllim të fshehë të vërtetën e të mashtrojë të tjerët, shkëlqim i rremë. Lustër e rrente. Lustër demagogjike.