lundroj
Appearance
LUNDROJ jokal.
- 1. Shkoj në një vend tjetër nëpër ujë me lundër, me anije etj., udhëtoj me mjete lundrimi. Lundrojnë në lumë (nëpër oqean, në det, në liqen).
- 2. Udhëtoj me mjete fluturuese, fluturoj. Lundron në hapësirën ajrore (në qiell, në kozmos).
- 3. vet. veta III. Lëviz duke qëndruar në sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër, noton, pluskon. Lundronte tapa (dërrasa, shishja) mbi ujë. Lundron si kashta mbi ujë.
- 4. vet. veta III. Lëviz diçka ngadalë në lartësi ose në hapësirën e qiellit; noton. Lundrojnë retë. Lundrojnë shtëllungat e tymit.
- 5. fig. E kam diçka me bollëk. Lundronte në pasuri.
- 6. fig. Endem në një gjendje të vështirë ose të pasigurt. Lundron, s'ka siguri.
- Lundron (noton) në një (në dy) gisht ujë shih te GISHT,~I.