lundrim
Appearance
lundrim m.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LUNDROJ, LUNDROHET. Lundrimi me anije. Lundrimi nëpër det (nëpër lumë). Ishin në lundrim. Kaluan disa ditë në lundrim.
- Lloj i udhëtimit të njerëzve ose i mbartjes së sendeve, që bëhet me mjete lundruese; lloj i udhëtimit ose i mbartjes me mjete fluturuese, fluturim. Lundrimi detar (lumor). Lundrimi ajror.
- Rruga për të shkuar në një vend të largët me mjete lundruese ose fluturuese; koha sa zgjat kjo rrugë. Lundrim i këndshëm. Lundrimi i parë (i fundit). Lundrim i gjatë. Anije për lundrime të largëta. Gjatë (para, pas) lundrimit. Hartë lundrimi. Është marrë me lundrime.