Jump to content

lundër

Nga Wiktionary

LUNDËR I f.

  • 1. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata ose me shtagë, barkë e ngushtë dhe e gjatë; anije e vogël me fund të sheshtë, që vihet në lëvizje me lopata ose me vela. Lundër peshkatarësh (peshkimi). Shtaga e lundrës. Hipi në lundër.
  • 2. Trap druri që shërben për të kaluar lumin.
  • 3. tek. Pjesë e makinës shirëse, që ka trajtën e një govate.
  • U bë lundër mospërf. u deh sa mezi qëndron më këmbë, u bë tapë, u bë bërryl. S'bëhet lundra me dru marene fj.u. shih te MAREN/Ë,~A.


LUNDËR II f. zool.

  • Kafshë e egër e mishngrënëse, e madhe sa një mace, me lëkurë të butë e të çmueshme, me qime të shndritshme në ngjyrë kafe të mbyllur, që rron në ujëra të ëmbla dhe ushqehet me peshq; vidër. Lëkurë lundre.
  • U bë (si) lundër u ngjall a u majm shumë.