lumor

Nga Wiktionary

LUMOR mb.

  • 1. Që lidhet me lumin, që i përket lumit, i lumit; që vjen nga lumi. Rrjeti lumor. Ujërat lumore. Kufiri lumor. Erëra lumore.
  • 2. Që rritet a që zhvillohet në lumë, që gjendet në lumë, i lumit. Kafshë lumore. Bimësia lumore.
  • 3. Që lidhet me lundrimin dhe me mjetet e lundrimit nëpër lumë; që është ndërtuar pranë lumit; që bëhet nëpër lumë. E drejta lumore. Lundrimi (transporti) lumor. Pajisje (mjete) lumore. Flotë (anije) lumore. Kantier (liman, port) lumor. Skelë lumore.