Jump to content

lum

Nga Wiktionary

LUM pj.

  • Përdoret kur shprehim ngazëllim për diçka ose kur i shprehim kënaqësinë a përgëzimin një njeriu të lumtur; kund. mjerë. Lum ti! Lum nëna! Lum e lum për këto ditë të bardha! Si lum ai! Lum kush të rrojë!


LUM mb.

  • 1. I lumtur. I lumi ti. E lumja nënë. Të lumët ne. Ishte fort i lum. E bëri të lume.
  • 2. fig. Fatlumtur; i bekuar. Vend i lum. Tokë e lume. Ditë të lume. Jetë e lume.
  • 3. si em. ~E, JA (e) f. euf. Lia. I doli e lumja. E preu e lumja.