lulemizë

Nga Wiktionary

LULEMIZË f. bot.

  • 1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me lule shumë të vogla, zakonisht në ngjyrë qielli të hapur, që rritet nëpër livadhe e çeltira, në pyjet e rrallë etj. ose që mbillet si bimë zbukuruese.
  • 2. Bimë e vogël barishtore në disa lloje, me lule të vogla, të kaltra të grumbulluara në vile, që rritet në bokërima, në pyje, në livadhe e kullota.