lulëbardhë
Appearance
LULËBARDHË I f. bot.
- 1. Bimë barishtore e egër, me gjethe të vogla heshtore, me lule të bardha në vjollcë, që rritet zakonisht në arat e mbjella me drithëra.
- 2. Lloj lakre e ëmbël, me gjethe të mbledhura, që çel lule të bardha.
LULËBARDHË II f. mjek.
- Sëmundje e rëndë, që shfaqet me puçrra të vogla në trup, të cilat ënjten e mbushen me qelb dhe japin dhimbje të mëdha. Ka lulëbardhën. I ra lulëbardha.
LULËBARDHË m. bot.
- Fshikartë; drokth.