luftëtar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LUFTËTAR m.

  • 1. Ai që merr pjesë në luftë, ai që bën luftë. Luftëtar i guximshëm (trim). Luftëtarët e çetave.
  • 2. Ai që përpiqet shumë, me këmbëngulje e me guxim për të arritur diçka; ai që lufton për një çështje të madhe a të përbashkët. Luftëtar i paepur. Luftëtarët e lirisë. Luftëtar për komunizmin.
  • 3. fig. Ai që është trim e i zoti, njeri sypatrembur.


LUFTËTAR mb.

  • 1. Që merr pjesë në luftë, që bën luftë; që përbëhet nga luftëtarë. Çetë luftëtare.
  • 2. Që përpiqet shumë me këmbëngulje e me guxim për të arritur diçka, luftarak. Njeri luftëtar.
  • 3. fig. Që është trim e i zoti, sypatrembur. Burrë luftëtar.
  • 4. vjet. Që ka të bëjë me luftën, luftarak. Veprimet luftëtare. Traditat luftëtare.