luan

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LUAN m.

  • 1. zool. Kafshë e egër gjitare, e madhe e mishngrënëse, me lesh të shkurtër e të verdhemë, me një tufë qimesh në fund të bishtit (dhe te mashkulli me një kreshtë a kurorë qimesh të gjata në qafë e rreth kokës), që ndodhet në disa vise të Afrikës, të Azisë etj. dhe që mbahet si kafsha më e fortë në përleshje me të tjerat. Gjuetia e luanëve. I fortë si luan. Luftoi si luan.
  • 2. fig. Njeri trim, guximtar e i fortë. Luanët trima (partizanë).
  • 3. fig. Përd. mb. m. sipas kuptimit 2 të emrit Djalë luan.
  • Pjesa e luanit libr. iron. pjesa më e madhe e më e mirë e diçkaje, që e merr më i forti për vete pa përfillur të tjerët

LUANI I DETIT zool. Lloj foke e madhe e me veshë, që jeton zakonisht në oqeane.