lotari
Appearance
LOTARI f.
- 1. Heqja e shortit për sende ose për një shumë të hollash sipas numrave të biletave a të librezave që janë ndarë më parë. Lotaria e huas shtetërore. vjet. Lotaria e Kryqit të Kuq. vjet. Lotaria e shlyerjes. Lotaria e arkave të kursimit. vjet. Biletë lotarie. Librezë kursimi me lotari. vjet. U hoq lotaria.
- 2. Lojë, në të cilën lojtarët fitojnë kur del numri i letrës së tyre ose kur një vegël e posaçme, që rrotullohet, ndalet në numrin e kërkuar më parë; vegla për këtë lojë. Luante në lotari. Vë (hedh) në lotari. Fitoi (humbi) në lotari.
- I ra (e zuri) lotaria i ra shorti për të bërë diçka; e caktuan për të kryer një punë, që nuk e kishte marrë askush përsipër. I doli lotaria i dhanë diçka të mirë që nuk e priste, i erdhi e mira te dera. Heq lotarinë shih te HEQ. Vë në lotari diçka provon shortin për diçka, e vë në short.