lot
Appearance
LOT m. kryes.
- 1. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, që del nga gjëndrat e syrit kur kemi ngacmime në sy, kur qajmë etj.; një pikë e këtij lëngu. Lot të nxehtë (të hidhur). Lot hidhërimi (mallëngjimi, përmallimi, gëzimi). Rrëke (çurg) lotësh. Një pikë lot. Gjëndra e lotëve. Me lot në (nëpër) faqe duke qarë; duke vajtuar. Derdhi lot qau; vajtoi. I shkanë (i rrodhën) lotët. S'i mbante dot lotët. Kapërdiu (gëlltiti) lotët. Fshiu lotët. E mbytën lotët qau shumë. U la në lot qau shumë. Iu mbushën sytë me lot. Qau (qeshi) me lot. E qau me lot (pa lot). I shkojnë lotët rrëke. I binin lotët si breshër. Iu thanë lotët. I kulluar si pika e lotit.
- 2. Vaj, vajtim. Lëndina e lotëve. hist. shesh në të dalë të qytetit, ku njerëzit ndaheshin me të afërmit e tyre kur shkonin në kurbet. S'biem në lot. Armiku mbolli lot e mjerim.
- 3. Pikë uji a bulë lëngu që del nga një degë a bimë e prerë, nga muri me lagështirë etj.; pikë e vogël e një lëngu. Lot uji (vese, gjaku). Një lot vaj. Hardhia lëshon lot kur pritet. Muri ka nxjerrë lot.
- 4. Njollës, pullë e vogël. Dele me lot të zi.
- 5. përd. mb. Shumë i kthjellët. Koha (qielli) ishte lot.
- Derdh lot shih te DERDH. I fshiu lotët dikujt shih te FSHIJ. E lau me (në) lot dikë a diçka shih te LAJ. Lot krokodili shih te KROKODIL,~I 2. Lot e shpirt krejt, gjallë (për një që ngjan shumë me një tjetër). I mblodhi lotët shih te MBLEDH. E qau me lot diçka
- a) e bëri shumë mirë diçka; e mësoi shumë mirë një punë, një pjesë etj., e thau;
- b) i iku nga duart diçka e s'e gjen dot më, i shkoi për gjithnjë; e quajti si të humbur. Ishte bërë për të qarë me lot shih te QAJ. S'janë tharë (ende, akoma) lotët shih te THAHEM. E hante bukën me lot vuante shumë në jetë, mezi nxirrte bukën e gojës, jetonte në mjerim. S'kishte (s'mbeti) asnjë lot nuk mbeti fare, nuk mbeti asnjë pikë (për qumështin, vajin, verën, rakinë, ujin e lëngje të tjera kur sosen). I lau rrugët me lot qau shumë; vuajti shumë në jetë. Iu mbushën sytë me lot shih te SY,~RI. E priti me lot në sy e priti shumë i përmalluar ose i mallëngjyer. I vajtën lotët pas kokës nuk ka më asnjë dhimbje për dikë, të cilin e ka qarë më parë, nuk ndien më dhimbje. I ka lotët në majë të syrit qan lehtë; është gati të qajë edhe për gjënë më të vogël. Qante me shtatë palë lot shih te SHTATË. Lot qyqeje shih te QYQ/E,~JA.