lojtar
Appearance
LOJTAR m.
- 1. Ai që merr pjesë në lojëra të ndryshme sportive ose në lojëra të tjera për të kaluar kohën e lirë, për t'u argëtuar etj., ai që luan në një lojë. Lojtar i lirë. sport. Lojtar futbolli (volejbolli, basketbolli). Lojtar letrash. Lojtar shahu. Lojtarët hynë në fushë.
- 2. vjet. Artisti a aktori që luante një rol në një vepër dramatike. Lojtar gaztor. Ishte lojtar teatri.
LOJTAR mb.
- 1. Që thotë fjalë për të qeshur, që bën shaka, gaztor. Djalë lojtar.
- 2. shih LOJËS, ~E 2. Plakë lojtare.
- 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.