logjik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

LOGJIK mb.

  • 1. Që mbështetet në ligjet e logjikës, që është sipas ligjeve të logjikës; që ka të bëjë me shkencën e logjikës, që i përket logjikës, i logjikës. Ligjet (rregullat) logjike. Analiza logjike. Arsyetim logjik. Kategoritë logjike. Gabim logjik.
  • 2. I arsyeshëm, i logjikshëm. Është logjike të mendohet se ...
  • 3. Që ka lidhje të brendshme, të rregullt e të domosdoshme; që shihet sipas lidhjeve të brendshme. Rrjedhim (përfundim) logjik. Nga ana logjike. Në mënyrë logjike.
  • 4. si em. ~E, ~JA f. filoz. Pasqyrimi i sendeve e i dukurive nga pikëpamja e ligjeve të tyre të zhvillimit, e domosdoshmërisë së tyre historike. Logjikja e historikja. Lidhja e dyanshme ndërmjet logjikës dhe historikes.
  • Theksi logjik (kuptimor) gjuh. theksimi i një fjale, të cilën duam ta dallojmë në fjali nga kuptimi, për të shprehur pikërisht atë që synojmë gjatë ligjërimit.