Jump to content

lodër

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

lodër f.

  1. Send që është punuar në përngjasim me diçka të vërtetë (po me përmasa shumë të vogla) ose send i punuar në trajta të ndryshme, që e përdorin zakonisht fëmijët për të luajtur e për t'u argëtuar; send a grup sendesh për të luajtur. Lodrat e fëmijëve. Bleu lodra. Luan me lodra. Kanë dalë shumë lodra.
  2. edhe fig. bised. Lojë. Lodër e rrezikshme. Lodër futbolli (shahu, bixhozi). Lodra fjalësh. E humbi (e fitoi) lodrën. Bën lodra. E ka lodër. Ç'janë këto lodra?!
  3. Daulle. Shkopi i lodrës. I bie lodrës. Bie lodra.
  4. Daullja e veshit. Lodra e veshit.
  5. euf. shih LODËRZ,~A 2.
  • Luan lodrën (lojën) e dikujt shih te LUAJ. Iu bë barku lodër (daulle, kacek) shih te DAULL/E,~JA. Hedh këmbët (luan këmbët, hedh vallen, kërcen) siç bie lodra (siç bie daullja, sipas daulles) keq. shih te DAULL/E, ~JA. Lodra bie për tjetër valle shih te VALL/E,~JA.