Jump to content

llurbë

Nga Wiktionary

LLURBË f.

  • 1. Baltë e qullët në vende a në rrugë të shkelura, llucë; llumi i trashë që krijohet nga mbeturinat e ndryshme të ujërave; borë e shkelur e gjysmë e shkrirë; vend me baltë a me llum të tillë. Llurba e kanaleve (e gjirizave). Udhë me llurbë. Ra në llurbë.
  • 2. Fundërria që kullon nga një lëng në fundin e një ene, llum. Llurbë vaji. Llurba e kafesë. Ka zënë llurbë.
  • 3. Ushqim si qull i trashë që përdoret për kafshët; gjellë e s'qullët dhe jo e shijshme, që është zier shumë. Llurba e derrave. Llurbë patatesh. Nuk hahej ajo llurbë.
  • 4. fig. mospërf. Grua shumë e shëndoshë e me mishra të varura. Nuk ecte dot llurba.
  • 5. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Baltë (borë) llurbë. Gjellë llurbë. Dardhë llurbë. Grua llurbë. E ka barkun llurbë.