lloz
Appearance
LLOZ m.
- 1. Dru a hekur i trashë, i gjatë e i lëvizshëm, që shërben për të mbyllur derën nga brenda; shuli i derës. Lloz druri (hekuri). Llozi i portës (i derës). Derë me lloz. Vuri (hoqi) llozin; I shkoi llozin. E mbylli me lloz.
- 2. Shufër e trashë hekuri me majë, që përdoret për të nxjerrë gurë, për të shembur muret, për të hapur vrima në shkëmb etj.; qysqi. Nxjerr gurë me lloz.
- 3. fiz. shih LEV/Ë, ~A I 1. Krahët e llozit. Boshti i llozit.
- 4. usht. bised. Shuli i një arme. Llozi i pushkës (i automatikut). Ia hoqi llozin. Zbërthej (mbërthej) llozin.
- 5. fig. bised. Njeri gjataman e kokëtrashë, budalla; shul. Çfarë llozi që është! Ç'e do atë lloz.
- Mbeti si dyfeku pa lloz mbeti në një gjendje që s'mund të bënte gjë fare, mbeti pa mjetet e nevojshme. Hyri (shkoi) shul e doli (erdhi) lloz shih te SHUL,~I.