llosh

Nga Wiktionary

LLOSH m.

  • 1. bot. Lloj bari i gjatë me gjethe të holla e me majë, që rritet nëpër pyje, në kullota, në arat e mbjella etj. dhe e hanë shumë bagëtitë. Mal me llosh. Shkulën (mblodhën) llosh. U hodhi llosh qeve.
  • 2. Vend me bar të gjatë e të ngatërruar. Rrinte në llosh.
  • 3. ~RA, ~RAT. Bëzhdile, lëmishte; të fshirat e shtëpisë. Lloshrat e shtëpisë. Hoqi lloshrat.
  • 4. vet. nj. Zhuli i kokës. Një gisht llosh. I kishte zënë koka llosh.
  • 5. fig. Diçka e ngatërruar, rrëmujë. I bëri llosh. Është bërë llosh.

LLOSH mb. keq.

  • 1. Që s'e mban veten në rregull, që s'kujdeset për veshjen e vet, shkatarraq; që vesh rroba tepër të gjera, që i varen rrobat. Djalë llosh.
  • 2. I trash nga mendja, budalla; i marrë. Është llosh.
  • 3. përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Llosh i madh. Rri si llosh.