llomotitje
Appearance
LLOMOTITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes LLOMOTIT.
- 2. kryes. Fjalë që thuhen mbyturazi e nëpër dhëmbë, ajo që thuhet me vete e me zë të mbytur. Dëgjoheshin ca llomotitje.
- 3. kryes. Fjalë të shumta a të kota dhe pa përgjegjësi, që thuhen për dikë a për diçka; fjalë të këqija, shpifje; thashetheme. Llomotitje të kota.