llome

Nga Wiktionary

LLOME f.

  • 1. Balta a lluca që sjellin lumenjtë ose përrenjtë kur vërshojnë jashtë shtratit të tyre, lym; lymore, llumishte. Llomeja e lumenjve. Hoqën llomenë.
  • 2. Fundërria e diçkaje, mbeturinë, llum.
  • 3. fig. Diçka e dobishme që dikujt ia kanë bërë gati të tjerët. Shin në llomenë e botës.
  • 4. përd. mb. fig. Që është përgatitur nga të tjerët e që dikush e gjen të gatshme, i shtruar nga të tjerët. E gjeti llome e gjeti gati, e gjeti sofrën të shtruar.