llohë

Nga Wiktionary

LLOHË f.

  • 1. Borë e përzier me shi ose me breshër të imët, që bie zakonisht në mot me erë; borë e lagësht. Llohë e madhe (e ftohtë). Llohë bore. Bie llohë. E zë (e rreh) lloha. Ia zuri frymën lloha.
  • 2. Kohë e keqe dhe e ftohtë me borë, me shi dhe me erë; lagështi. Llohë e madhe. Ka qenë (ka bërë) llohë. Lloha i dëmton bletët (të lashtat).