llogaritës
Appearance
LLOGARITËS m.
- 1. spec. Mjet që shërben për të bërë llogaritje. Llogaritësi i topit. Llogaritësi i rrotullimeve. Përdorin llogaritësin.
- 2. usht. Ushtar i përgatitur, që llogarit me mjete të posaçme të dhënat për drejtimin e zjarrit të artilerisë. Llogaritësi i pikës si vrojtimit. Llogaritësi i togës së drejtimit të zjarrit.
- 3. vjet. Llogaritar.
LLOGARITËS mb.
- Që shërben për llogaritje, që bën veprime llogarie. Makinë (vegël) llogaritëse. Qendër llogaritëse. Vizore (tabelë) llogaritëse.