Jump to content

llastik

Nga Wiktionary

LLASTIK m.

  • 1. vet. nj. Lëndë prej gome, që mund të epet, të tërhiqet ose të përkulet shumë dhe të vijë përsëri në gjendjen e mëparshme, gomë. Rrip (top) llastiku. Këpucë (opinga, galloshe) llastiku. Zorrë llastiku.
  • 2. Rrip i gjatë i hollë prej kësaj lënde, që përdoret për nevoja të ndryshme. Llastiku i çorapëve (i të mbathurave). Hoqi llastiqet. Bleu tre metra llastik.
  • 3. Bigë me dy rripa prej gome të butë, që përdorin fëmijët për të vrarë zogj. E gjuajti (e qëlloi) me llastik.
  • 4. Pjesë e një rrobe të thurur, e punuar në mënyrë që të hapet dhe të vijë përsëri në vendin e mëparshëm; thurje në këtë mënyrë. Llastiku i mëngës (i belit). Llastiku i trikos (i bluzës). Llastiku i çorapit. Mëngë (fund) me llastik.