llapa
Appearance
LLAPA f.
- 1. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë, me patate etj. dhe që përdoret si ushqim për fëmijët e vegjël. Llapa orizi (gruri, patatesh). E ushqen me llapa. I jep llapa.
- 2. Pelte e qullët, që bëhet duke zier bimë të ndryshme mjekësore dhe që vihet mbi plagët për t'i mjekuar. Llapa me farë liri (me sinap). I vuri një llapa plagës. E poqi llapaja çibanin.
- 3. përd. mb. I qullët e i trashë. U bë gjella llapa. U bënë llapa fasulet.