livadhis
Appearance
LIVADHIS jokal.
- 1. vet. veta III. Kullot lirisht në livadh, ha bar në livadh (për kafshët). Livadhisin kafshët. Po livadhiste tufa. E lë mushkën të livadhisë.
- 2. fig. keq. Endem kot më kot; veproj ashtu si dua vetë pa përfillur fare të tjerët, nuk i zbatoj rregullat e kërkesat e caktuara në një punë. Livadhiste lirisht (sipas qejfit). Nuk e lanë të livadhiste si të donte. Livadhiste poshtë e lart. I livadhiste mendja gjetiu.